MARTIN ZUBIMENDI

Edhe një spanjoll zyrtarizohet te Arsenali
6 July, 2025 @16:42
Futbollisti Martin Zubimendi i është bashkuar zyrtarisht radhëve të Arsenalit me kërkesë të veçantë të trajnerit Mikel Arteta. Sipas BBC Sport Arsenal ka paguar 60-milionë funta në llogari të Real Sociedadit për të siguruar Zubimendin, ndërsa ky bëhet lojtari i dytë që nënshkruan topçinjtë këtë verë, pas portierit spanjoll Kepa Arrizabalaga, që erdhi nga Chelsea për 5-milionë funta.
Arsenal është vënë në kërkim edhe të sulmuesit të dalluar të Sportingut, Viktor Gyokeres, për të cilin ka ofertuar me 70-milionë euro. Zubimendi është mesfushor i thellë, që ka luajtur 236 herë për Sociedadin duke shënuar 10-gola aty. Përndryshe 26-vjeçari, ai ka nënshkruar me Arsenalin kontratë 5-vjeçare.