Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI MBETET PA TRAJNER

Edi Martini dorëhiqet, Teuta në kërkim të trajnerit

Edi Martini dorëhiqet, Teuta në kërkim të trajnerit


27 November, 2021 @12:05

Trajneri i deritashëm i Teutës së Durrësit, Edi Martini, ka dhënë dorëheqje mbrëmë nga detyra e tij si shef i shtabit teknik, ndërsa klubi durrësak ka pranuar dorëheqjen e tij sot - duke zyrtarizuar kështu ndarjen me marrëveshje mes palëve.

Shkodrani Martini qëndroi gati dy vite të plota te Teuta, derisa në sezonin e fundit e bëri kampion, duke e lënë pas Vllazninë e Tomas Brdaricit, që shkëlqente gjatë pjesës më të madhe të stinorit.

“Pas humbjes me Partizanin kam marrë të gjitha përgjegjësitë dhe i kam kërkuar presidentit Hasanbelliu, dorëheqjen time,” ka shkruar ndër të tjera Martini në njoftimin e tij, duke falenderuar me emra stafin e tij, kryesinë por edhe tifozët durrësak përgjatë sukseseve që kaluan në këto vitet e fundit.

Martini fitoi me Teutën Kupën, Superkupën dy herë, titullin kampion në Superiore, ndërsa garoi në UEFA Ligën e Konferencës për të kaluar një raund kualifikues.

“Falenderojmë trajnerin Edi Martini për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë. I urojmë shumë suksese në të ardhmen,” ka shkruar njoftimi i klubit kampion aktual të Shqipërisë sot.

Martini kishte zëvendësuar në postin e trajnerit në dhjetor të vitit 2019 ish-trajnerin e Lirisë së Prizrenit, Bledi Shkëmbi, që tash drejton Dinamon e Tiranës.


 
Të gjitha lajmet nga