Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Ekrem Memnun në shqip, Prishtina paralajmëron projekt serioz

Ekrem Memnun në shqip, Prishtina paralajmëron projekt serioz


10 July, 2022 @13:01

Në një intervistë dhënë KosovaPressit, trajneri i ri i Prishtinës që u rikthye në klub pas 19-vitesh, Ekrem Memnun, ka bërë të ditur se Prishtina po fillon përgatitjet për sezonin e ri dhe i njeh të gjithë si në klub, ashtu edhe mentalitetin e Superligës.

Ai me shqipen e tij bëri të ditur se është i kënaqur te Prishtina, ndërsa pranë tij kryetari Burim Maraj ka thënë se janë duke e ndërtuar ekipin derisa paralajmëroi një projekt shumë serioz në ndërtim e sipër për rekord-kampionin e Kosovës.

Në dy stinorët e fundit, Prishtina nuk ka qenë ajo që publiku e pret zakonisht. Ndërsa këtë stinor me ardhjen e trajnerit me përvojë Memnun, ekipi pritet të përforcohet dhe të ndërtojë skuadër për vitet e ardhshme.

Në bisedat e mëhershme, edhe drejtori i ekipit Edmond Azemi ka bërë të ditur se Prishtina është në kontakt me shumë lojtarë si vendorë, ashtu edhe të huaj.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga