STEVEN HANEY
Emër i ri te Bashkimi
14 November, 2018 @14:29
Skuadra e Bashkimit që po kalon një stinor të vështirë pas shpalljes kampion, ka regjistruar një lojtar të ri amerikan në ekip, bën të ditur FBK-ja sot.
Steven Haney 198 centimetra i gjatë dhe 23 vjeçar është emër i ri në ekipin prizrenas aktualisht, që pritet të zëvendësojë Alex Gorskin e larguar më parë.
Haney posa ka kryer kolegjin Loyola Mary të NCAA, ku ka kaluar katër stinorët e tij si basketbollist, ndërsa karrierën profesionale do ta nis te ekipi kampion portokall-e-zi.
Bashkimi më 14 nëntor (sonte) luan duelin e katërt të BIBL këtë stinor dhe po kërkon fitoren e parë. Prizrenasit e drejtuar nga Krunoslav Krajnovic do të ndeshen me Kozuvin maqedon.