MITROVICË

Eyram Leveh sulmues i ri i ‘89-shit
3 February, 2022 @15:52
Futbollisti ganez, Eyram Leveh, është përforcimi i fundit i ekipit të Trepçës’89. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi, duke dhënë pak detaje për lojtarin 22 vjeçar.
Leveh ka qenë pjesë e juniorëve të Chievo nga Verona deri në verë të vitit 2018, ndërsa më pas nuk është rehatuar as në ekipet e ligave të ulëta italiane, ku së fundi përfundoi te G. S. Felino.
Ai vjen te ‘89-shi si lojtar i lirë, ndërsa ganezit i është uruar mirë se ardhje në ekipin e Trepçës’89 që po mëton rikthimin në Superligë të Kosovës.
Leveh luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe është 190-centimetra i gjatë.
Trepça’89 është e para në renditjen tabelare të Ligës së Parë Grupi A, vend ky që siguron Superligën 2022/23.