MINUSOHEN PIKËT
F. Kosova dhe Prishtina e Re dënohen
23 November, 2016 @8:47
Dy ekipet e ligave përkatëse në basketboll, KB Fushë Kosova Liga II dhe KB Prishtina e Re Liga I, janë dënuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës me heqje pikësh në kampionatin përkatës.
Kjo për shkak se ekipet në fjalë nuk morrën pjesë në garat e Kupës së Kosovës dhe kështu ka pasuar dënimi i paralajmëruar.
“Konform Nenit 15 të Propozicioneve të Garave të Kupës së Kosovës, dënohet me minus katër pikë në kampionatin Liga e Dytë/ Ligën e Parë e meshkujve,” është thënë në njoftimin e FBK-së lidhur me ekipet në fjalë.