BRANIMIR PAVIC - PAS NDESHJES
Fatmirësisht fituam dramën
11 February, 2016 @11:11
Trajneri i Pejës, Branimir Pavic, ka thënë se ndeshja e mbrëmshme ndaj Kozuvit ka qenë tepër e rëndësishme për ekipin e tij dhe fatmirësisht në fund e arritën fitoren, falë mbrojtjes së mirë në çerekun e dytë dhe të katërt.
“Kjo ndeshje ka qenë shumë e rëndësishme. Ka qenë ndeshje shumë interesante dhe dramatike por fatmirësisht përfundoi me fitoren tonë,” ka thënë fillimisht Pavic shkruan sot faqja zyrtare e BIBL.
Kurse, sa i përket arsyeve të fitores Pavic ka numëruar mbrojtjen e çerekut të dytë dhe të katërt të ekipit të tij, që kanë sjellë lojën aty.
“Kemi luajtur lojë të mirë ndërsa mbrojtja jonë ka qenë shumë e mirë në çerekun e dytë dhe të katërt,” ka shtuar ai.
Peja pas dy xhirove të para në fazën e dytë të BIBL ka bilanc 1 fitore e 1 humbje, derisa Kozuvi ka mbetur pa fitore pas dy xhirove.
Ndeshjen e radhës në kuadër të BIBL, Peja e zhvillon ndaj rivalit vendor, Sigal Prishtinës.