KARAGAÇ
Delic vendos dramën
10 February, 2016 @21:15
Një super përballje u zhvillua në Pejë sonte, tejet dramatike dhe me kthesa të mëdha në rezultat.
Peja mposhti në sekondën e fundit të ndeshjes Kozuvin me anë të pikëve të kroatit Nenad Delic.
Ndeshja nisi më mirë për Kozuvin. Ekipi i Marjan Ilievskit kreu 10 minutëshin e parë me epërsi 6 pikëshe.
Mirëpo verdhezinjtë u këndellën shpejt dhe arritën të kthenin gjithçka në favor të tyre.
Sidoqoftë, kjo nuk kreu punë derisa krejt në fund drama u vendos në sekondën e fundit, kur pas akcionit të Drilon Hajrizit, Nenad Delic shënoi për fitore 77-76.
Lojtarët më të dalluar te Peja ishin Nenad Delic me 17 pikë e 7 kërcime, pastaj Drilon Hajrizi me pikë e kërcime të njejta. Ndërsa Roland Davis përfundoi takimin me double-double prej 14 pikëve dhe 11 kërcimeve.
Te ekipi maqedon, Brandon Penn ka qenë i shkëlqyer me 23 pikë të shënuara.
Kjo ishte fitorja e parë e Pejës në Grupin D, ndërsa Kozuv mbetet pa fitore ende.
Statistikat ekipore
PEJA | KOZUV | ||
Çereku i parë | 16 | 24 | |
Çereku i dytë | 24 | 12 | |
Çereku i tretë | 20 | 25 | |
Çereku i katërt | 17 | 15 | |
Kërcime | 40 | 37 | |
Asistime | 15 | 18 | |
Bllokada | 4 | 1 | |
Topa të vjedhur | 12 | 8 | |
Topa të humbur | 16 | 18 | |
Tentime për tre pikë | 8/24 (33%) | 9/29 (31%) | |
Tentime për dy pikë | 18/41 (43%) | 17/32 (53%) | |
Gjuajtje të lira | 17/24 (70%) | 15/18 (83%) |
Statistikat individuale te Peja
1 | Drilon Hajrizi | 17 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
2 | Nenad Delic | 17 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
3 | Ronald Davis | 14 pikë | 11 kërcime | 2 asistime |
4 | Kevin Burwell | 11 pikë | 3 kërcime | 5 asistime |
5 | Nicholas Covington | 11 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Alban Veseli | 7 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | AJ West | 0 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
8 | Rron Grapci | 0 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Fisnik Rugova | 0 pikë | - | - |
Statistikat individuale te Kozuv
1 | Brandon Penn | 23 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
2 | Aleksej Nesovic | 14 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
3 | Ryan White | 12 pikë | 8 kërcime | 5 asistime |
4 | Vladimir Brchkov | 11 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
5 | Aleksandar Radulovic | 7 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
6 | Ivan Todorovic | 4 pikë | 1 kërcim | 1 bllokadë |
7 | Stojan Gjuroski | 3 pikë | 7 kërcime | - |
8 | Aleksandar Sterjov | 2 pikë | 1 kërcim | - |