Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIJOVIC - PAS NDESHJES

Dy arsyet e humbjes

Dy arsyet e humbjes


10 February, 2016 @13:55

Trajneri i Bashkimit, Petar Mijovic, ka pranuar se Mornar është rival shumë i fortë përballë ekipit të tij dhe ka qenë tepër vështirë që ata të mposhten mbrëmë. 

“Kishim kundërshtar të fortë mbrëmë me një numër të madh lojtarësh në dispozicon dhe njëra nga arsyet e hubmjes është kjo. Ekipi vendas shfrytëzoi avantazhet, me individë shumë të mirë,” ka thënë fillimisht Mijovic për faqen zyrtare të BIBL pas ndeshjes. 

TABELA AKTUALE E BIBL

“Kemi pasur edhe shumë dështime nga gjuajtjet e lira, që mund të konsiderohet si shkak tjetër i humbjes sonë,” ka shtuar malazezi. 

Bashkimi ende nuk ka shijuar fitore në Grupin C të BIBL dhe nga dy ndeshje të zhvilluara, ka dy humbje. 

Në përballjen e radhës Bashkimi shkon të luajë ndaj Beroes, ekip që gjithashtu nuk ka fitore në këtë grup.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League