BETIM FAZLIJI

Fazliji e konfirmon gjendjen e tij nëse do të mund të luajë kundër Suedisë
26 March, 2021 @21:24
Mbrojtësi i Kosovës, Betim Fazliji, ka dhënë lajmin e mirë para ndeshjes me Suedinë që do të luhet të dielën.
Futbollisti i cili kishte problem me lëndim, nëpërmjet faqes së tij në Facebook tha se është në gjendje të gatshme për të luajtuar.
“Pas problemit që pata me lëndim, tani jam i gatshëm për të dielën. Na pret një ndeshje e vështirë, por shpresojmë në rezultat pozitiv,” ka shkruar Fazliji.