KUOTIZIMI
FBK jep afat shtesë, klubet s’kanë kryer pagesat
Teksti: FBK
5 September, 2017 @10:48
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) pas kërkesës së klubeve ka vendosur që t’u jap afat shtesë për kryerjen e obligimeve karshi FBK-së.
Obligimet e klubeve karshi FBK-së kanë të bëjnë me pagesën e kootizimit për edicionin e ri, ndërsa afati shtesë është data 8 shtator 2017 (e premte).
Klubet që nuk arrijnë deri të premten t’i kryejnë obligimet ligjore dhe financiare ndaj FBK-së konform Propozicioneve të Garave të FBK-së nuk do të licencohen për edicionin 2017/18.
Tërheqja e shortit do të bëhet menjëherë pas përfundimit të afatit shtesë për pagesë të kootizimit nga klubet.