KENAN SIPAHI
Sipahi 23 minuta, 2/3 për tre pikë
5 September, 2017 @8:05
Basketbollisti i reprezentacionit të Turqisë, Kenan Sipahi, me origjinë nga Kosova, ka pasur një paraqitje të mirë në përballjen ndaj Serbisë mbrëmë, të cilën Turqia e humbi me 6 pikë dallim.
Ai ka qenë njeriu i pestë në ekip me më së shumti minuta në lojë, që do të thotë se ka besim të madh prej trajnerit Ufuk Sarica, ndërsa për 23 minuta e gjysëm sa ishte në parket shënoi 6 pikë, të dyja treshe, nga tre tentime.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Sipahi gjithashtu shtoi edhe 2 asistime në llogarinë e tij si dhe dy topa të vjedhura. Duelin e radhës, Turqia e zhvillon ndaj Belgjikës.