Të gjitha lajmet

KOMUNIKATA

FBK me komunikatë për situatën aktuale

FBK me komunikatë për situatën aktuale

27 March, 2020 @12:02

FBK para pak çastesh ka lëshuar një komunikatë për media, ku ka bërë të ditur se është duke vëzhguar situatën me coronavirus dhe aktivitetet e basketbollit në Kosovë janë në pritje, derisa vendimet për to do të mirren, në konsultim me autoritetet.

E njëjta vlen edhe për organizimin e Kampionatit Evropian të Divizionit C, për U16, që është në plan të mbahet prej 11 deri më 19 korrik 2020 në Prishtinë.

LETRA E PLOTË E KRYETARIT TË FBK-së

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është duke i përcjellë me vëmendje të shtuar të gjitha zhvillimet që ndërlidhen me pandeminë COVID-19.

Si pothuajse të gjitha aktivitetet tjera në shoqërinë tonë, e edhe anembanë globit, edhe sporti ynë i zemrës basketbolli është ndikuar shumë nga pandemia COVID-19.

Megjithatë për momentin ne duhet të adaptohemi me realitetin e ri të krijuar në të gjithë botën dhe në të njëjtën kohë duhet që të ndjekim me kujdesin më të madh të mundshëm të gjitha këshillat e autoriteteve në vendin tonë në mënyrë që së bashku ta fitojmë edhe këtë betejë, e që kësaj radhe është me një armik më dinak dhe të padukshëm.

Ne do ta kalojmë këtë sfidë së bashku, por derisa të vijë ajo ditë është e rëndësishme duhet t’i zbatojmë masat e udhëzuara nga autoritetet në vendin tonë, pra të qëndrojmë në shtëpi dhe në këtë mënyrë do të kujdesemi për veten dhe për njëri-tjetrin.

Federata e Basketbollit të Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët e saj, me basketbollistët e Përfaqësueseve të Kosovës, si dhe me grupet tjera të interesit të FBK-së, dhe i gëzohet faktit se të gjithë janë shëndosh e mirë, kurse uron që të vazhdojë të jetë kështu deri në fund të kësaj beteje.

Gjithashtu, Federata e Basketbollit të Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me FIBA-n, ndërsa stafi i zyrës ekzekutive është duke punuar nga shtëpitë e tyre në detyrat që na presin si shtet organizues i Kampionatit Evropian për grupmoshën U16, Divizioni C, i planifikuar të mbahet prej 11 deri më 19 Korrik 2020.

Me kujdes të shtuar po i vëzhgojmë edhe zhvillimet në federatat simotra sa u përket garave dhe Bordi i FBK-së do të vendosë ditëve në vijim për fatin e garave që organizohen nën ombrellën e saj. Këtë vendim do ta marrim gjatë muajit mars dhe në bashkërendim me autoritetet e Republikës sonë.

Mesazhi i Federatës së Basketbollit të Kosovës është i qartë: mirëqenia e popullatës në përgjithësi dhe e komunitetit të basketbollit në veçanti është dhe do të mbetet prioriteti ynë gjatë kësaj periudhe të rëndë. Prandaj ju lutem kujdesuni dhe ndiqni këshillat e autoriteteve profesionale të vendit tonë që po e bëjnë të pamundurën për ta luftuar armikun global në këto ditë të rënda. Disa thonë që sporti është gjëja më e rëndësishme dytësore në jetë. Edhe ne që sportin e kemi pasur në rend të parë në jetët tona, në këtë kohë pa kohë duhet të pajtohemi me këtë thënie sepse është e qartë se shëndeti dhe mirëqenia janë në rend të parë. 

Ndeshjet e basketbollit do të kthehen së shpejti, edhe atë më fuqishëm se kurdoherë më parë!

Ndërkohë, ju lutem pranoni urimet e mia dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës për shëndet të mirë dhe tejkalim sa më të lehtë të kësaj situate.

VENDIMI I FIBA-s

Anulohet evropiani! Dushku: Zhgënjyese, por e pritur

8 April, 2020 @14:45

Bordi i FIBA Evropës ka marrë vendim që të anulojë 16 Kampionatet Evropiane të gjeneratave të reja që ishin planifikuar…

SPECIALE

TOP 20 koshashënuesit e Superligës 2019/20

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

7 April, 2020 @23:15

Ky stinor i Superligës, që pritej të sillte ndër PlayOffet më interesante në dekadën e fundit, mbeti pa përfunduar për…

PAS ANULIMIT TË STINORIT

Peja e vetmja me trofe në 2020

2 April, 2020 @20:08

Skuadra e Pejës pritet të jetë ekipi i vetëm që vitin 2020 do ta përfundojë me trofe në basketbollin kosovar.…

TE MESHKUJT E FEMRAT

Stinori 2019/20 përfundoi sot

31 March, 2020 @15:53

Ka përfunduar sot stinori 2019/20 i Superligës së Kosovës në basketboll te meshkujt dhe te femrat, ka bërë të ditur…

FBK

Vendimi për anulimin e sezonit, flet sekretarja e FBK-së

30 March, 2020 @19:11

Tash e sa javë, basketbolli në Kosovë, sikur sportet e tjera, po “pushon” shkaku i masave mbrojtëse ndaj përhapjes së…

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga