TREPÇA - PRIZRENI
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Fells shkëlqen për fitoren e 10 të Prizrenit
16 January, 2022 @21:00
Ndeshja e fundit e xhiros së 16 në Superligës, i takoi Prizrenit.
Skuadra e Prizrenit e mposhti Trepçën në “Minatori” me rezultat 80-94.
Prizreni që në çerekun e parë krijoi epërsi dyshifrore ndaj kundërshtarit (17-29), derisa pjesa e parë përfundoi me rezultat 39-48.
Skuadra mitrovicase e ngushtoi epërsinë në çerekun e tretë 59-64, por në çerekun e fundit, djelmoshat e trajnerit Arbnor Rifati e kontrolluan ndeshjen dhe arritën fitoren e 10 të stinorit.
Courtney Fells shkëlqeu me 31 pikë, 14 kërcime, 3 asistime e 2 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Arti Hajdari me 23 pikë dhe nga përforcimi i ri Jordan Lyons me 18 pikë të tjera.
Te Trepça po vazhdon forma e mirë e Ty Cockfield. Ai luajti me 18 pikë, derisa kjo ishte ndeshja e 16 e tij rresht që po luan me pikë dyshifrore.
Prizreni me një ndeshje më pak gjendet në pozitën e katërt me 10 fitore e 5 humbje, kurse Trepça me 10 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e tretë në Superligë.