Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA E KOSOVES - FEMRAT

Femrat e Bashkimit fitojnë Superkupën e Kosovës

Femrat e Bashkimit fitojnë Superkupën e Kosovës


25 October, 2020 @15:52

Një start i mbarë për stinorin 2020/21 për vajzat e Bashkimit sot. Në një ndeshje tejet interesante që çoi në fund dramatik, femrat e Bashkimit kanë arritur të mbrojnë epërsinë në fund dhe të fitojnë me 3 pikë dallim ndeshjen ndaj vashave prishtinase 75-72.

Me këtë, portokallezinjtë nga Prizreni kanë çuar Superkupën e Kosovës si trofe të parë të edicionit dhe të parën nën drejtimin e trajnerit Fabian Gjuka.

Pas pjesës së parë me 49-32, Prishtina është kthyer vrrullshëm në pjesë të dytë për tu afruar në një pikë dhe fundi i ndeshjes ka qenë dramatik, por mundi i bardhekaltrave nuk mjaftoi për fitore në fund.

Arbnore Përçuku me 21 pikë e 10 kërcime ka qenë më efikasja te Bashkimi në këtë ndeshje. Ndërsa Davidson shënoi 16 pikë e 11 kërcime, duke luajtur 40 minuta pa pushim në këtë përballje.

Nga 12 pikë për Bashkimin shënuan edhe Saranda Daci e Marigona Rushiti.

Te Prishtina Enxhi Xhanaj me 24 pikë, 12 kërcime e 5 asistime nuk mjaftoi për befasi në fund. 17 pikë dha Elektra Zykaj, ndërsa 15 të tjera bashkë me 20 kërcime i shtoi Era Shatri.

Me këtë, Superkupa e Kosovës 2020 i takoi Bashkimit, që do të festojë fundjavën me trofe në Prizren.


 
Të gjitha lajmet nga