Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GALATASARAY - FENERBAHCE

Fenerbahçe lë pa fitore Galatasarayin

Fenerbahçe lë pa fitore Galatasarayin


28 October, 2016 @20:51

Në derbin turk të zhvilluar në kuadër të Euroleagues, ndërmjet Galatasarayit dhe Fenerbahçes, fitues doli nënkampioni i Euroleagues, Feneri, duke e mposhtur bindshëm kundërshtarin e përbetuar me rezultat 103-87.

Në tre çerekët e parë, Galatasarayi nuk ishte shkëputur nga loja, derisa në çerekun e fundit u dorëzuan dhe kështu pësuan humbjen e katërt me radhë.

a

Qendra gjigante e Fenerit, Ekpe Udoh, ishte më i miri i ndeshjes me 21 pikë e 13 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Kostas Sloukas me 24 pikë të tjera.

a

Në anën tjetër, më efikasi te Gallata ishte Austin Daye me 16 pikë të shënuara.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e katërt e Fenerbahçes, kurse Galatasarayi ende nuk ka shijuar fitore pas katër xhirove të zhvilluara.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague