RAHOVECI
Rahoveci pa përforcimin amerikan ndaj Trepçës
28 October, 2016 @18:59
Skuadra e Rahovecit do të paraqitet pa basketbollistin e saj amerikan, Cameron Solomon, në ndeshjen kundër Trepçës që do të luhet të shtunën (nesër) në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, në kuadër të xhiros IV në Superligë.
Arsyeja e mos paraqitjes së 24 vjeçarit, është lëndimi i tij, të cilin e pësoi gjatë stërvitjes, njofton faqja zyrtare e klubit.
Solomon pësoi lëndim në këmbën e tij, ndërsa sipas kontrolleve të para mjekësore, bëhet fjalë për një lëndim jo shumë serioz.
Ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Pejës që luhet javën e ardhshme.
Solomon ka vetëm një javë që i është bashkuar skuadrës së Rahovecit, ndërsa ai është basketbollisti i vetëm i huaj te vreshtarët.