PANA - FENER @ GAME 2

Foto: euroleague.net
Fenerbahçe me një këmbë në Final Four
20 April, 2017 @21:56
Nënkampioni i Euroligës, Fenerbahçe, e mposhti sonte Panathinaikosin me rezultat 80-75 dhe është shumë afër ta eliminoj kundërshtarin.
Gabimi fatal i Ioannis Bourousisit, i cili nuk arriti ta kontrolloi topin në 13 sekondat e fundit, i kushtoi me humbje Panas, derisa Feneri në dy ndeshjet e luajtura në Greqi, arriti fitore me vlerë të artë dhe kaloi 2-0 në epërsi në seri.
Bogdan Bogdanovic ishte ylli i ndeshjes me 25 pikë të shënuara, derisa u ndihmua edhe nga Ekpe Udoh me 22 pikë të tjera.
Te Pana u dallua Mike James me 22 pikë.
Tani Fenerbahçes i nevojitet vetëm edhe një fitore për t’u kualifikuar në Final Four, derisa dy ndeshjet e radhës do të luhen në Stamboll, ku Panathinaikosi nuk do të ketë lehtë në duelet e mbetura.