WIZARDS - HAWKS @ GAME 2

Foto: nba.com
Washington në rrugë të mirë
20 April, 2017 @9:32
Washington Wizards, edhe në ndeshjen e dytë të serisë, ka mposhtur Atlanta Hawksin. Kësaj radhe me rezultat 109-101.
Më i miri i ndeshjes ishte padyshim, John Wall, i cili shkëlqeu me 32 pikë, 9 asistime e 5 kërcime, duke luajtur rolin kryesor në fitore e magjistarëve.
Te Atlanta, u dallua Paul Milsap me double-double, 27 pikë + 10 kërcime.
Tani seria do të bartet në Atlanta, kurse ndeshja e tretë do të luhet me 22 prill.