CLIPPERS vs JAZZ @ GAME 2

foto:nba.com
Clippers barazon para se të bartet seria në Salt Lake City
19 April, 2017 @9:29
Los Angeles Clippers shfrytëzoi në mënyrë më të mirë mungesën e qendrës françeze të Utah Jazzit, Rudy Gobert dhe duke dominuar e mposhti Utah Jazzin me rezultat 99-91.
Djelmoshat e trajnerit Doc Rivers, gjatë gjithë ndeshjesh ishin në epërsi të lehtë ndaj Utahs, ndërsa nën dirigjimin e Chris Paulit i cili luajti me 10 asistime e 21 pikë, i ushqeu qendrat Black Griffin dhe DeAndre Jordan, që luajtën me 24 pikë respektivisht 18 pikë.
Ndeshja e tretë e serisë do të luhet në “Salt Lake City” me 21 prill.