RAPTORS - BUCKS @ GAME 2

Foto: nba.com
Toronto barazon serinë ndaj Bucks
19 April, 2017 @9:09
Skuadra kanadeze, Toronto Raptors, arriti ta barazojë serinë kundër Milwaukee Bucks, duke i mposhtur me rezultat 106-100.
Që të dyja skuadrat filluan ndeshjes me shënime nga distanca, derisa Bucks në pjesën e parë u dallua me mbrojtje të mirë ku nuk lejonte të krijohet epërsia.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Toronto edhepse krijoi një epërsi dyshifrore, Bucks përsëri me mbrojtje të fortë, arriti ta zbrit epërsin deri në 1 pikë në çerekun e fundit, por me ndihmën e DeMar DeRozanit dhe Kyle Lowryt, Raptors arriti ta barazoi serinë në 1-1.
DeRozan luajti me 23 pikë, derisa u ndihma edhe nga Lowry me 22 pikë të tjera.
Ndërsa te Bucks, në skenë ishte përsëri ylli i skuadrës Giannis Antetokounmpo me 24 pikë, 15 kërcime e 7 asistime, por nuk mjaftoi për fitore kësaj radhe.
Tani seria do të bartet në Milwaukee, ku ndeshja e tretë e serisë do të luhet me 20 prill.