CSKA - BASKONIA @ GAME 1

Foto: euroleague.net
Kampioni djersitet dhe fiton
18 April, 2017 @22:00
Kampioni aktual i Euroligës, CSKA Moska, me vështërsi e mposhti Baskonian me rezutlat 98-90.
Epërsia 8 pikëshe është krijuar kah fundi i ndeshjes, ngase skuadra spanjolle Baskonia Vitoria, me lojë të mirë tregoi se seria nuk do të kalojë aq lehtë për CSKA-në.
Megjithatë skuadra ruse kaloi 1-0 në epërsi në seri, ndërsa ylli i ndeshjes ishte Milos Teodosic me 22 pikë të shënuara.
Në anën tjetër Shane Larkin, u dallua me 17 pikë.
Ndeshja e dytë do të luhet përsëri në Rusi me 20 prill.