CAVALIERS vs PACERS @ GAME 2

Foto: nba.com
Kampioni udhëton në Indiana me 2-0
18 April, 2017 @10:20
Kampioni aktual i NBA-së, Cleveland Cavaliers, nuk gaboi as në ndeshjen e dytë të Play Offit kundër Indianës, të cilët e mposhtën me rezultat 117-111.
Treshja fantastike e Cavsit, (Irving, Love, James) përsëri ishin në skenë, derisa LeBron Jamesi shkëlqeu me 25 pikë, 10 kërcime, 7 asistime, 4 bllokada e 4 topa të vjedhur.
Kurse Kyrie Irving luajti me 37 pikë e Kevin Love 27 pikë e 11 kërcime.
Në anën tjetër, 32 pikët, 8 kërcimet e 7 asistimet e Paul Georget nuk mjaftuan për fitoren e parë të Indianës.
Clevelandi kaloi 2-0 në epërsi në seri, derisa tani seria do të bartet në Indianapolis, ku loja e tretë do të luhet me 20 prill.