NË KUMANOVË
BOROZANI/ A. Paçarizi
Sonte kuptohet kampioni i ri i BIBL
18 April, 2017 @8:49
Me përballjen që nis sonte në ora 19:00 në Kumanovë të Maqedonisë, liga ballkanike do të mësojë kampionin e ri të saj.
Kumanova ose Beroe, për herë të parë do të stolisen me medaljen e artë nga kjo garë dhe epërsia pas ndeshjes së parë është te ekipi bullgar, që shënoi fitore në duelin e parë final me 29 pikë dallim, 84-55.
Kumanova duhet ta bëj të pamundurën për të përmbysur këtë koshdallim dhe për të fituar. Ndërsa Beroe pritet të mbajë rezultatin dhe të sulmojë për edhe një fitore, pasi që krejt presioni është te vendasit.
Kampioni i fundit i BIBL është Sigal Prishtina.