WARRIORS - BLAZERS @ GAME 1

Foto: nba.com
Portland luftoi por Warriors fitoi
17 April, 2017 @9:12
Golden State Warriors, arriti ta mposht Portland Trail Blazersin me rezultat 121-109, në “Oracle Arena”.
Krahas epërsisë së madhe të djelmoshave të trajnerit Steve Kerr, ndeshja nuk kaloi aspak lehtë për ta, deri në çerekun e fundit të ndeshjes.
Në 12 minutëshin e fundit, yjet e Golden State, dolën në skenë për të mos lejuar hapësirë për ndonjë befasi dhe e fituan ndeshjen për të kaluar 1-0 në epërsi në seri.
Kevin Durant (32 pikë) dhe Stephen Curry (29 pikë) së bashku shënuan 61 pikë dhe ishin kryesorët në këtë ndeshje.
Kurse në anën tjetër, CJ McCollum 41 pikë dhe Damian Lillard 34 pikë, kanë bërë çdo gjë për fitore por nuk arritën t’i befasojnë nënkampionët.
Ndeshja e radhës do të luhet përsëri në “Oracle Arena” me 19 prill.