WIZARDS - HAWKS @ GAME 1

Foto: nba.com
Washingtoni nuk gabon në shtëpi
17 April, 2017 @8:42
Washington Wizards, në ndeshjen e parë të Play Offit, arriti të dalë fitues kundër Atlanta Hawksit, duke i mposhtur me rezultat 114-107, në “Verzion Center”.
Atlanta Hawks ndeshjes ia filloi më mirë, me mbrojtje të mirë dhe sulme të sakta, pjesën e parë të ndeshjes e përfundoi në epërsi, ndërsa në pjesën e dytë, këndellja e Washingtonit nuk u vonua, së pari kaluan në epërsi pastaj në çerekun e fundit e kontrolluan ndeshjen dhe e përfunduan me fitore.
John Wall, ishte më i miri në skuadër me 32 pikë (shifra më e madhe në histori të klubit në Play-Off), 14 asistime e 4 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Bradley Beal me 22 pikë të tjera, vlen të ceket se së bashku me këta dy lojtarë të përmenduar, te Washingtoni 6 lojtarë luajtën me pikë dyshifrore.
Në anën tjetër, gjermani Dennis Schroder, u dallua me 25 pikë e 9 asistime.
Washingtoni, kaloi 1-0 në epërsi në seri, derisa ndeshja e radhës do të luhet përsëri në “Verzion Center” me 19 prill.