PJESA E PARË: VËLLAZNIMI-KERASAN

Kerasan shkon në pushim me epërsi
16 April, 2017 @19:49
Kerasan Prishtina ka shkuar në pushim me epërsi të vogël ndaj Vëllaznimit, 32-34 pas pjesës së parë të ndeshjes.
Kerasani ka pasur epërsi prej 7 pikësh në disa momente gjatë çerekut të dytë, por Vëllaznimi ka arritur të ulë atë deri në fund, në 2 pikë.
Kreshnik Muçolli me 9 pikë dhe Alban Latifaj me po aq pikë janë më efikasit për momentin te Kerasani, ndërsa Beq Kovaçi me 16 te Vëllaznimi.