CAVS-PACERS @ GAME 1

Foto: nba.com
Ngushtë për Clevelandin
15 April, 2017 @23:38
Dueli i parë i çerekfinales së Konferencës Lindore në Play-Off ka dalë shumë më luftarak sesa që ka menduar kampioni, Cleveland Cavaliers.
Ata fituan ndeshjen 109-108, për të marrë epërsinë 1-0 në seri, ndërsa Indiana Pacers tregoi se nuk është për tu nënçmuar assesi.
C. J. Miles i Indianës kishte topin e fundit të lojës në duar dhe shutoi, por topi i dalë nga dora e tij nuk e gjeti koshin për të bërë befasinë dhe fitorja mbeti te kampioni!
32 pikë e 13 asistime kanë qenë shifrat e Lebron Jamesit në këtë fitore të Cavs, ndërsa 23 pikë tjera i shtoi Kyrie Irving.
Te Pacers, 29 pikë i dha Paul George, ndërsa 15 tjera i shtoi Jeff Teague, derisa rezervisti Lance Stephenson shtoi 16 të tjera, që nuk mjaftuan për të befasuar kampionin në ndeshjen e parë çerekfinale të Konferencës.
LeBron James slams home the alley-oop for the #KiaTopPlay!#NBAPlayoffs pic.twitter.com/G6rdcLZuUq
— NBA (@NBA) April 15, 2017