SEMIFINALS
BOROZANI/ A. Paçarizi
Dihen çiftet gjysmëfinale të Play-Offit
15 April, 2017 @21:52
Me humbjen e sontme të Trepçës ndaj Bashkimit dhe sigurimin e, një ditë më parë, të vendit të parë nga Sigal Prishtina, janë mësuar edhe definitivisht çiftet gjysmëfinale të Play-Offit të Superligës.
Sigal Prishtina do të ndeshet me Trepçën, ndërsa Bashkimi dhe Peja në duelin tjetër. Por, Bashkimi dhe Peja do të ndeshen duhet të qartësojnë në duelin direkt mes tyre në xhiron e XXVIII se cila do të përfundojë në vend të dytë të klasifikimit, për të marrë epërsinë e terrenit vendas.
GJYSMËFINALET:
Sigal Prishtina - Trepça | |||
Bashkimi - Peja ose Peja - Bashkimi (epërsia e terrenit vendas përcaktohet në xhiron e fundit të stinorit të rregullt) |