TREPÇA-BASHKIMI
BOROZANI/ Arian Paçarizi
Bashkimi fiton në “Minatori”, lufton për pozitën e dytë
15 April, 2017 @20:47
Skuadra e Bashkimit ka arritur të shënojë fitore në derbin e xhiros XXVI ndaj Trepçës në Mitrovicë, 77-99.
RRJEDHA E NDESHJES
Skuadra e Trepçës dhe Bashkimit kanë pasur një pjesë krejtësisht të barabartë sonte. Të dyja ekipet e nisën mirë takimin dhe kujdesshëm shkonin prej pike në pikë.
Por kjo zgjati deri në fund të pjesës së parë, 43-45. Në pjesën e dytë Bashkimi ndezi motorët dhe krijoi epërsi mbi 10 pikëshe në fund të çerekut të tretë për të hyrë edhe më fuqishëm në të katërtin çerek, derisa arriti pa probleme te fitorja, 77-99.
PERFORMANCAT INDIVIDUALE
Justin Black për 31 minuta lojë ka shënuar 31 pikë sonte te Bashkimi, duke kontribuuar me 6 kërcime, 4 asistime e 4 topa të vjedhura.
22 pikë ka shënuar Kayel Locke, që shtoi edhe 8 kërcime e 2 asistime, ndërsa 19 pikë shënoi Temi Soyebo me shut 4/5 për tre pikë.
Te ekipi mitrovicas, Montrael Scott përfundoi ndeshjen me double-double prej 30 pikëve dhe 12 kërcimeve, derisa shtoi edhe 6 asistime. Samir Zekiqi shënoi 18, ndërsa Valdrin Haxhiu 11 pikë të tjera, që nuk mjaftuan për fitore.
BILANCI
Pas kësaj ndeshjeje, Bashkimi në duele direkte me Trepçën në këtë stinor ka epërsinë 3-1. Prizrenasit mbesin ende në luftë për vend të dytë me Pejën. Ndërsa Trepça tashmë është betonuar në vend të katërt këtë stinor.
Trepça
1 | Montrael Scott (38:16) | 30 pikë | 12 kërcime | 6 asistime |
2 | Samir Zekiqi (31:36) | 18 pikë | 3 kërcime | 2 bllokada |
3 | Valdrin Haxhiu (26:39) | 11 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
4 | Nikola Ljujic (35:09) | 10 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
5 | Besnik Azemi (20:30) | 6 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
6 | Burim Zekiqi (23:16) | 2 pikë | 3 kërcime | 1 bllokadë |
7 | Agon Selmani (14:38) | 0 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
8 | Albelard Rashiti (4:49) | 0 pikë | - | 1 asistim |
9 | Rinor Selmani (3:18) | 0 pikë | - | - |
10 | Rinor Kosterci (1:43) | 0 pikë | - | - |
11 | Donat Musa | - | - | - |
12 | Ramadan Zekiqi | - | - | - |
Bashkimi
1 | Justin Black (31:26) | 31 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
2 | Kayel Locke (36:16) | 22 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
3 | Temi Soyebo (31:12) | 19 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
4 | Gazmend Sinani (29:53) | 12 pikë | 9 kërcime | - |
5 | Garrius Adams (10:17) | 6 pikë | 4 kërcime | - |
6 | Marko Popovic (10:47) | 3 pikë | - | 1 asistim |
7 | Edmond Kryeziu (16:13) | 2 pikë | 5 kërcime | 1 top të vjedhur |
8 | Arian Tahiri (6:41) | 2 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
9 | Imer Tahiri (6:40) | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
10 | Qëndrim Biraj (18:19) | 0 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
11 | Altin Gashi (2:11) | 0 pikë | - | - |
12 | Ardit Memqaj | - | - | - |