RAPTORS-BUCKS @ GAME 1

nba.com
Bucks e nis me avantazh Play Offin
16 April, 2017 @10:35
Se Play Offi është një botë tjetër në NBA, e vërtetoi këtë dje skuadra e Milwaukee Bucks, duke e mposhtur favoritin e serisë Toronto Raptors, në Air Canada Center me rezultat 97-83.
Në tre çerekët e parë, ndeshja ishte e barabartë, por dallimi u bë në çerekun e fundit, me lojën e mirë të grekut Giannis Antetokounmpo, i cili luajti me 28 pikë, 8 kërcime e 3 asistime, Bucks kaloi në epërsi 1-0 në seri.
Te Toronto më i miri ishte DeMar DeRozan me 27 pikë e 8 kërcime, derisa në humbjen e tyre luajti edhe performanca e dobët e Kyle Lowry që mbeti me 4 pikë në parket.
Ndeshja e radhës do të luhet përsëri te palestra e Torontos me 18 prill.