KUSH PO BIE?!
BOROZANI/A. Paçarizi
Sot përcaktohet kush bie nga elita!
16 April, 2017 @12:01
Vëllaznimi ose Kerasan Prishtina! Njëra nga këto skuadra do të bie nga elita e basketbollit kosovar këtë stinor.
Dhe ajo që është më interesante është se kjo do të kuptohet sonte, pasi që skuadrat deri më tash fitoret e vetme i kanë arritur ndaj njëra-tjetrës dhe në dy xhirot e mbetura, vështirë se do të mund të befasojnë dikë.
Vëllaznimi aktualisht ka epërsi me 2-1 në ndeshje, të dy fitoret e shënuara në pjesën vjeshtore të stinorit, ndërsa Kerasani ka mposhtur kuqezinjtë në pranverë, që është edhe fitorja e vetme e tyre këtë stinor.
Nga 3 ndeshjet e para mes skuadrave, Vëllaznimi ka koshaverazh më të mirë për 8 pikë në krahasim me Kerasanin. Pra, për të shpëtuar, Kerasani duhet ta fitoj ndeshjen e sontme me mbi 8 pikë epërsi.
Ndeshja luhet në Prishtinë me fillim prej orës 19.
Siç dihet, vendi i fundit i Superligës bie direkt në Ligë të Parë, ndërsa i parafundit mund të kërkojë shpëtimin përmes ndeshjes së Play-Outit.
Duelet e deritashme mes skuadrave 2016/17:
Kerasan 69-74 Vëllaznimi (Java 5) Vëllaznimi 101-97 Kerasan (Java 12) Kerasan 88-87 Vëllaznimi (Java 19) Vëllaznimi X-X Kerasan (Java 26) |