SPURS-GRIZZLIES @ GAME 1

nba.com
Spurs lehtë ndaj arushave
16 April, 2017 @10:54
Ndeshja e parë e PlayOffit për skuadrën e trajnerit Gregg Popovich, San Antonio Spurs, kaloi ashtu sikurse ishte planifikuar.
Favoriti kryesor i serisë San Antonio Spurs, e mposhti me lehtësi Memphis Grizzliesin me rezultat 111-82.
Spurs, epërsinë gjatë ndeshjes e ngriti deri në 36, për ta ulur motivimin e kundërshtarit dhe kaloi 1-0 në epërsi në seri.
Te skuadra e Teksasit, tre lojtarë arritën të shënojnë pikë dyshifrore (Kawhi Leonard 32, LaMarcus Aldridge 20 dhe Tony Parker 18 pikë), ndërsa në anën tjetër 32 pikët e Marc Gasolit, nuk mjaftuan për fitore.
Ndeshja e radhës do të luhet përsëri në AT&T Center të San Antonios me 17 prill.