TË HUAJT E RAHOVECIT

Siguruan elitën, shkojnë në shtëpi
16 April, 2017 @12:46
Basketbollistët e huaj të Rahovecit, pasi që i kanë ndihmuar ekipit në sigurimin e elitës së basketbollit kosovar për edhe një stinor, sot janë larguar drejt shtëpive të tyre.
Për Rahovecin ky ka qenë stinori debutues në Superligë dhe ekipi ka arritur të mbijetojë aty, shpeshherë duke i shkaktuar telashe edhe ekipeve mbi te në klasifikim, ndërsa treshja amerikane Tyler Deihl, Ronny Blanchard dhe Rashan Berlinger - me të kryer misionin - kanë marrë rrugë për në SHBA.
Ata kanë falenderuar vreshtarët për përkrahjen e madhe ndaj tyre gjatë kohës sa kanë qenë pjesë e ekipit dhe qytetit.
Rahoveci dy xhiro pa përfunduar stinori ka bilanc 9-17 dhe është në pozitë të gjashtë të Superligës.