ROCKETS - THUNDER @ GAME 1

Foto:nba.com
Houston deklason Oklahomën
17 April, 2017 @9:49
Houston Rockets, me lehtësi e kaloi pengesën e parë ndaj Oklahoma City Thunder, duke i mposhtur bindshëm me rezultat 118-87.
Në duelin e dy kandidatëve më të fortë për MVP, James Harden e Russell Westbrook, sikurse në rezultatin final, edhe në statistika personale triumfoi Hardeni, i cili luajti me 37 pikë, 9 asistime e 7 kërcime.
Derisa Russell Westbrook, luajti me 22 pikë, 11 kërcime e 7 asistime.
Houston kaloi 1-0 në epërsi në seri, derisa me 19 prill, ndeshja e dytë do të luhet përsëri në “Toyota Center”.