CELTICS - BULLS @ GAME 1

Foto: nba.com
Bulls befason liderin e Lindjes
17 April, 2017 @9:28
Chicago Bulls, e vërtetoi se renditja tabelare në Play Off nuk ka rëndësi.
Bostoni i cili e përfundoi stinorin e rregullt në maje të Lindjes, pësoi humbje me rezultat 106-102 nga Chicago Bulls, që e kishte fituar në ndeshjet e fundit të drejtën e Play Offit.
Jimmy Butler ishte më i miri te “demat” me 30 pikë e 9 kërcime.
Ndërsa në anën tjetër, edhepse është tronditur me vdekjen e motrës dy ditë më parë, Isaiah Thomas, me sy të përlotur luajti 38 minuta te Bostoni dhe ishte koshashënuesi më i mirë me 33 pikë, 6 asistime, 5 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.
Chicago me këtë fitore, kaloi 1-0 në epërsi në seri, derisa ndeshja e radhës do të luhet përsëri në “TD Garden” me 18 prill.