LEHTË NË GJYSMËFINALE

Finale e pritur në Play-Offin e Shqipërisë
18 April, 2017 @9:14
Skuadra e Tiranës dhe ajo e Vllaznisë, siç është pritur kanë arritur të sigurojnë finalen e Play-Offit në elitën e basketbollit të Shqipërisë, pasi që kanë mposhtur kundërshtarët e tyre në gjysmëfinale.
Tirana ka mposhtur Kamza Basketin në dy ndeshje radhazi për të arritur shpejt në finale, 127-90 dhe 118-79.
Ndërsa Vllaznia ka kaluar Teutën e Durrësit me gjithashtu 2 fitore radhazi, 93-56 në Shkodër dhe 87-62 në Durrës.
Dueli i parë final ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë zhvillohet më 22 prill.