PESARO-JUVECASERTA

Mposhtet Juvecaserta e Dardanit
18 April, 2017 @12:52
Basketbollisti më i mirë i Kosovës, Dardan Berisha, është mposhtur me ekipin e tij Juvecaserta në xhiron e fundit të Serie A-së italiane.
Ekipi i Juvecasertas nuk i bëri ballë Victoria Libertas Pesaros, duke u mposhtur 83-67 në fund.
Dardan Berisha në këtë ndeshje ka qenë për 21 minuta në lojë, ku ka kontribuuar me 5 pikë, 2 asistime e 1 kërcime për ekipin e tij.
Pas kësaj ndeshjeje, Juvecaserta ka bilanc 10-17, ndërsa VL Pesaro 9-18.