SPURS - GRIZZLIES @ GAME 2

Foto: nba.com
Arushat në gjumë, Spurs 2-0
18 April, 2017 @10:45
San Antonio Spurs, duke dominuar prej fillimit të ndeshjes, kaloi 2-0 në epërsi në seri.
Djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, e mposhtën Memphisin me rezultat 96-82.
Ylli i San Antonios, Kawhi Leonard, ishte më i miri, derisa e theu rekordin personal të tij në karrierë, duke shënuar 37 pikë dhe luajti rolin kryesor në fitoren e skuadrës.
Te Memphisi u dallua Mike Conley me 24 pikë e 8 asistime.
Ndeshja e tretë dhe e katërt e serisë do të luhet në palestrën e Memphisit me 20 dhe 22 prill.