CELTICS vs BULLS @ GAME 2

Chicago me epërsi solide karshi Bostonit
19 April, 2017 @6:19
Jimmy Butler shënoi 22 pikë, Rajon Rondo për një kërcim nuk arriti të bëj triple-double, derisa Chicago Bulls kaloi edhe në ndeshjen e dytë të serisë Boston Celticsin, 111-97, për të marrë epërsinë 2-0 në seri.
Buttler shtoi 8 kërcime e 8 asistime. Rondo mbylli natën me 11 pikë e 14 asistime, derisa pesëshja startuese e Bullsave shënoi pikë dyshifrore.
Ndeshja e radhës zhvillohet në Chicago të premten mbrëma, ndërsa Bulls me epërsinë 2-0 duket tepër komod.
Te Celtics më i dalluari qe Isaiah Thomas me 20 pikë të shënuara. Por, 16 topa të humbura nga ekipi i Bostonit, si dhe shuti prej 7 nga 13 për gjuajtjet e lira të Thomasit, ndikuan.