PANA - FENER @ GAME 1

Foto: euroleague.com
Rikthim i madh nga Fenerbahçe, fitore e artë në Greqi
18 April, 2017 @22:16
Nënkampioni i Euroligës, Fenerbahçe, në ndeshjen ku pjesa e parë u mbyll me 14 pikë disavantazh për ta, arriti ta mposht me 13 pikë epërsi Panathinaikosin, 71-58 në fund.
Në palestrën “OAKA” të Panathinaikosit, që nga viti 2006, nuk ka arritur asnjë skuadër turke ta mposht Panën.
Bogdan Bogdanovic, shkëlqeu me 23 pikë, e 5 kërcime, derisa ishte i saktë 5 herë në 6 tentimet e tij nga vija e treshit.
Te grekët, KC Rivers ishte më i dalluari, ai shënoi 16 pikë.
Fenerbahçe kaloi 1-0 në epërsi në seri, derisa ndeshja e dytë do të luhet përsëri në Greqi me 20 prill.