ROCKETS - THUNDER @ GAME 2

Foto: nba.com/rockets
Rekordi i radhës nga W’brook, nuk e ndal Houstonin e Hardenit!
20 April, 2017 @9:28
Russell Westbrook shënoi 51 pikë, 10 kërcime e 13 asistime në ndeshjen e dytë të serisë së Play-Offit për ekipin e tij Oklahoma City Thunder.
Por, kjo nuk mjaftoi që ekipi të fitojë, pasi që Houston Rockets regjistroi fitoren e radhës 115-111 dhe morri epërsinë 2-0 në seri.
James Harden shënoi 35 pikë në fitoren e dytë të Houstonit, që në minutën e fundit të ndeshjes bënë dallimin dhe nxorrën fitoren, pasi që ndeshja ishte shumë e ngushtë më parë, por kishte momente edhe kur Thunder udhëhiqte me mbi 10 pikë diferencë!
Westbrook shënoi rekordin e klubit për pikë të shënuara në Play-Off. Njashtu, ai ka regjistruar rekordin e ri të NBA-së, duke bërë triple-double me më së shumti pikë të shënuara në Play-Off. Në total, ky ka qenë triple-double i gjashtë në karrierë për Westbrookun në Play-Off, ndërsa ai mban rekordin e NBA-së për stinor të rregullt, me 42 sosh.
Ndeshja e tretë e serisë zhvillohet të premten mbrëma në Oklahoma.