OLYMPIACOS - EFES @ GAME 1

foto:euroleague.net
Efesi “pa promil” ndaj Olympiacosit
19 April, 2017 @21:52
Në ndeshjen e parë të Play Offit në duelin Olympiacos dhe Anadolu Efes, pa problem fitues doli skuadra greke.
Që nga fillimi Olympiacosi dominoi ndaj kundërshtarit dhe arriti ta mposht me rezultat 87-72.
Më i miri te gjiganti grek, ishte Vangelis Mantzaris, me 14 pikë, derisa ylli veteran Vassilis Spanoulis, luajti me 7 asistime i ndihmoi skuadrës për fitore.
Kurse te Anadolu Efesi, më i miri ishte Tyler Honeycutt me 17 pikë.
Ndeshja e dytë e Play Offit, do të luhet përsëri në Greqi, me 21 prill.