REAL - DARUSSAFAKA @ GAME 1

Foto: euroleague.net
Real Madrid s’lejon befasi
19 April, 2017 @23:07
Ndeshja e pritur të kalojë lehtë për Real Madridin kundër Darussafakës, nuk kaloi ashtu siç kanë pritur “mbretërit”.
Skuadra turke Darussafaka, nuk u shkëput nga loja deri në mesin e çerekut të fundit, por Real Madridi i mësuar të luajë në këto situata dhe me përvojën që e ka mposhti kundërshtarin me rezultat 83-75.
Sergio Llull, ishte ylli i ndeshjes te Reali me 23 pikë të shënuara, derisa së bashku me Gustavo Ayonin (14 pikë) ishin të vetmit që shënuan pikë dyshifrore te skuadra spanjolle.
Te Darussafaka, 21 pikët e Brad Wanamaker, nuk mjaftuan për ta befasuar kundërshtarin.
Ndeshja e dytë e serisë do të luhet përsëri në Spanjë, me 21 prill.