WARRIOS - PORTLAND @ GAME 2

Foto: goldenstatewarriors/facebook
Warriors pa Durantin, i tepërt për Blazers
20 April, 2017 @8:59
Nënkampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të serisë në raundin e parë të Play-Offit, në duel ndaj Portland TrailBlazersit, 110-81.
Stephen Curry shënoi 19 pikë (6 kërcime e 6 asistime, 4 topa të vjedhur), ndërsa nga banka me 15 pikë u dallua JaVale McGee për fitoren e dytë të serisë, në ndeshje ku mungoi koshashënuesi më i mirë i ekipit këtë stinor, Kevin Durant (i lënduar).
Edhe rezervisti Ian Clark u dallua me 13 pikë të shënuara, ndërsa Draymond Green është treguar punëtor i madh në fitoren ku shënoi 6 pikë, 12 kërcime e 10 asistime.
Te Portland, Maurice Harkless ishte më efikasi me 15 pikë, pastaj Damian Lillard me 12 dhe CJ McCollum me 11 të tjera.
Seria tash bartet në Portland, ndërsa Golden State-it i duhen edhe dy fitore për të shkuar tutje në Play-Off.