INFORMATORI NR 26 I SUPERLIGËS

Beqë Kovaçi, basketbollist i Vëllaznimit/ BOROZANI/ A. Paçarizi
Xhiroja e kaluar, me dënime vetëm nga tekniket
20 April, 2017 @13:13
Xhiroja e XXVI e Superligës së Kosovës në basketboll, pas Informatorit të botuar nga FBK-ja për këtë xhiro, është parë të ketë kaluar shumë më mirë sesa zakonisht.
Thuajse asnjë eksces nuk u vërejt në asnjë parket përreth ekipeve të Superligë, përveç dënimeve në të holla që dy lojtarët Beqë Kovaçi (KB Vëllaznimi) dhe Rinor Ahmeti (KB Kerasan Prishtina) i kanë marrë për shkak të gabimeve teknike të tyre.
Kovaçi është gjobitur me 100 euro, për shkak se teknikja e tij ka qenë e përsëritur, ndërsa Ahmeti me 50 euro.