GAME 1

Të shtunën, nis finalja e Play-Offit
20 April, 2017 @13:07
Dy skuadrat më të mira të këtij stinori në Shqipëri, Tirana dhe Vllaznia, do të nisin të shtunën rrugëtimin për titull kampioni, kur edhe ia nis seria finale e ndeshjeve.
Tirana ka përparësinë e terrenit vendas në finale, për shkak se stinorin e ka përmbyllë në vend të parë.
Dueli i parë zhvillohet në “Asllan Rusi” të Tiranës me fillim në ora 19:00 të shtunën.