Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI TURKO-GREK

Feneri nis me fitore ndaj Pana’s

Foto: Fenerbahçe Official

Feneri nis me fitore ndaj Pana’s


30 December, 2015 @21:59

Fenerbahçe, që po kërkon Final Fourin e radhës në Euroleague ka nisur me fitore fazën e dytë grupore të kësaj gare duke e mopshtur Panathinaikosin në Stamboll. 

Ekipi turk ka nisur furrishëm ndeshjen, derisa në 5 minutat e para nuk ka pranuar asnjë pikë nga ekipi grek. 

Athinasit u rikthyen kah çereku i tretë kur barazuan rezultatin, por në fund, pak para se të përfundojë ndeshja, Fenerbahçe ndezi motorët për fitore të qetë kur ngriti epërsinë. 

TABELA AKTUALE E EUROLEAGUE

Ekpe Udoh dhe Luigi Datome kanë qenë më efikasët te ekipi turk duke shënuar 16, përkatëisht 15 pikë. 

Ndërkaq te Panathinaikos më efikas kanë qenë dyshja James Gist dhe M. Raduljica me nga 14 pikë të shënuara. 


 
Të gjitha lajmet nga