Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP STEPHEN CURRY

Curry lëndohet

nba.com

Curry lëndohet


30 December, 2015 @13:36

MVP i fundit në NBA, Stephen Curry, mund të mungojë në dy ndeshjet e radhës për Golden State Warriors, që do të udhëtojë në Teksas.

Curry, ka një lëndim të lehtë në këmbën e djathtë, për këtë arsye pritet që të mos paraqitet në ndeshjet kundër Dallas Mavericksit dhe Houston Rocketsit.

Trajneri i skuadrës Luke Walton, në lidhje me gjendjen e Curryt ka dhënë informata:

Ekziston mundësia që të mos luajë, ndoshta do të meret vendimi kur të afrohet koha e ndeshjes ose së paku do të përcaktohet se si do të ndihet nesër ai.

Ai nuk ka thënë asgjë përveç se dëshiron të luajë, madje edhe të hënën, kur e pashë se është duke çaluar gjatë ndeshjes, u përpoqa të largojë nga ndeshja, por ai më tha se ishte në gjendje të mirë.

TABELA AKTUALE

Stephen Curry, luajti 30 minuta në ndeshjen e fundit, krahas lëndimit, arriti shifrat magjike triple-double kundër Sacramento Kingsit.


Video

Stephen Curry



 
Të gjitha lajmet nga NBA