EDHE NJË PIKË PËR FERIZAJIN

Ferizaji përsëri merr pikë, barazon me Malishevën
22 February, 2023 @15:23
Edhe në ndeshjen e tretë të stinorit pranveror, Ferizaji nuk ka dalë pa pikë. Ekipi i Andrej Panadicit kësaj radhe ka shkëputur pikë nga Malisheva e Bylbyl Sokolit pas avantazhit që e kishte marë disa minuta më parë.
Reagimi i shpejt i Ferizajit ka bërë që rezultati të barazohet, ndërsa loja e kujdesshme në pjesë të dytë nuk ka prodhuar gola, pos një rasti të mirë të Roland Sobowales për vendasit. Në fund, Malisheva 1-1 Ferizaji [Ilir Mustafa 41 - Gentrit Halili 45+2].
Pika e radhës e fituar e Ferizajit tashmë i ka bërë ata të jenë në garë të vërtetë për mbijetesë, ndërsa janë vetëm tri pikë larg vendit të parafundit, Drenicës. Ferizaji ka 18 pikë nga 21 ndeshje, 5 prej të cilave i morrën gjatë pranverës. Ndërkaq Malisheva pas 21 xhirosh ka 21 pikë!